back to top
Saturday, August 30, 2025
BallinaLajmeHaki Abazi: Hoti është postier i Mustafës dhe një mashë e Thaçit

Haki Abazi: Hoti është postier i Mustafës dhe një mashë e Thaçit

Të ngjajshme

A është e ligjshme thirrja e mbledhjes së Kryesisë pa u konstituuar Kuvendi?

Analisti politik Albert Krasniqi ka komentuar thirrjen për mbledhje...

Dua dhe Callum bëhen ortakë në biznes, kjo është kompania që themeluan

Dua Lipa dhe Calum Turner kanë vendosur të bashkëpunojnë,...

Parashutistin maqedonas e hedh stuhia në Shqipëri, rrezikonte të binte në Pogradec

Stuhia që mbretëroi rajonin tonë gjatë ditës së sotme...

Tri ndeshjet e para në La Liga, Atletico Madrid ende pa fitore

Starti i sezonit 2025/26 në La Liga nuk ka...

Zëvëndëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi ka vazhduar replikat me Avdullah Hotin e LDK-së.

Abazi ka thënë se në 2018, Hoti i kishte kërkuar që të udhëheqë grupin e ekspertëve të LDK-së dhe të bëj ndërlidhjen me Bashkësinë Ndërkombëtare e posaqërisht me SHBA-të.

“Më 2018 Hoti ka kërkuar nga unë të udhehqë grupin e ekspertëve të LDK dhe të bëj ndërlidhjen me Bashkësinë Ndërkombëtare e posaqërisht me SHBA-të. Nuk kam pranuar, ai takim i fundit ka ndodhur në Soma. E vërtet që kam besuar që ka qenë profesional. Sot?!”, ka shkruar Abazi, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

1. Ajo që kam thënë për Hotin është e vërtet dhe saktë në secilën pjesë. Sigurisht ka më shumë

2. Më 2018 Hoti ka kërkuar nga unë të udhehqë grupin e ekspertëve të LDK dhe të bëj ndërlidhjen me Bashkësinë Ndërkombëtare e posaqërisht me SHBA-të. Nuk kam pranuar, ai takim i fundit ka ndodhur në Soma. E vërtet që kam besuar që ka qenë profesional. Sot?!

3. Pa dashur që të personalizojë: Babai im Hasan Abazi ka qenë i burgosur politik për organizmin e demonstratave të vitit 1968 dhe kjo ka ndodhur para formimit të LDK. Ai ka qenë dy herë parlamentar i Kuvendit të Kosovës nga LDK. Po të ishte sot aktiv në LDK jam i sigurtë do të ishte me Vjosa Osmanin. Ai do të ishte Pro Kosovës dhe integritetit të vendit. LDK e atëhershme është larg, shumë larg. Kur Abazi është arrestuar dhe është mbajtur në burgun e Serbisë paslufte për 29 ditë, LDK e Mustafës as edhe një telefonatë nuk ka bërë.Të tillë nuk duhen dhe ne nuk i thërrasim miq. https://en.m.ëikipedia.org/ëiki/Hasan_Abazi

4. Hoti është postier i Mustafës dhe një mashë e Thaçit. Dëshmi janë edhe transkriptet e takimeve dhe sjellja e tij jokolegjiale në secilin takim me kolegët ministra. Pervec takimeve ku jane zhdukur transkriptet dhe rexhistrimet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz