Rexhep Selimi, shef i grupit parlamentar të LVV-së, ka deklaruar në seancën e sotme të Kuvendit se në kohën kur bota është në luftë kundër Covid 19, Qeveria e Kosovës po përballet me këtë problem global, raporton Front Online.
“Aleatë Qeveria i ka qytetarët, mjekët, policitë, por për qudi nuk i ka oponentët politik.” tha ai.
Ai ka shtuar se LDK-ja sot bashkë me aleatët e vjetër, që duken si aleatë të ri, po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë, kur bota po përballet me pandeminë, raporton portali “Front Online”.
“LDK-ja nuk ka zgjedhur aleatë tjetër, përpos kundërshtarëve të kësaj Qeverie”, ka thënë Selimi./Front Online/