BallinaLajmePresidenti Thaçi shkon në QKUK, ka këtë apel për qytetarët

Presidenti Thaçi shkon në QKUK, ka këtë apel për qytetarët

Të ngjajshme

Kosova U21 mposhtet në ”Fadil Vokrri” nga Rumania U21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësaur humbje nga Rumania...

Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për drogë

Është dorëzuar në polici në stacionin policor të Suharekës...

Pas përfundimit të “BBVA”, Kristi Lamaj opinionist i këtij programi!

Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP 5”,...

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Prishtinës, shkak një rrjedhje e madhe

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar qytetarët...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një vizite në Shërbimin Klinik dhe Spitalor të Kosovës ku u takua me drejtorin Basri Sejdiu si dhe kreun e IKSHP’së, Naser Ramadanin, raporton Express.

Nga ambientet e QKUK’së, Thaçi, apeloi tek qytetaret që të qëndrojnë në shtëpi gjatë këtyre ditëve si dhe ti dëgjojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Dëshirojë të dërgojë edhe sot mesazhin qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal, solidaritet të ndërsjellë për qetësi dhe përmbajtje. Jam i bindur që së bashku do ta kalojmë edhe këtë vështirësi. Dëgjoni dhe rekomandimet e IKSHP’së. Rrini në shtëpi. Duke qëndruar në shtëpi, ju e ndaloni përhapjen e këitj virusi”, ka deklaruar Thaçi.

Ndërkohë, drejtori i SHSKUK’së, Basri Sejdiu, deklaroi se mantel bardhët janë të furnizuar mirë me pajisje mjekësore për mbrojtje nga Covid-19. Tha se QKUK ka mjaftë shtretër në dispozicion për pranimin e pacientëve që preken nga koronavirusi.

“Janë krijuar mjaftë shtretër të mjekimit intensiv, kemi lirua mjaftë klinika me shtretër për pacientët që eventualisht do të mund të vijnë nëpër klinika. QKUK është në gjendje të mirë edhe sa përket furnizimit me maska dhe doreza”, ka deklaruar Sejdiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz