BallinaLajmeEurodeputetja reagon ndaj ambasadorit Kosnett: Mbështetja e seancës në Kosovë, një autogol...

Eurodeputetja reagon ndaj ambasadorit Kosnett: Mbështetja e seancës në Kosovë, një autogol historik i ShBA’së

Të ngjajshme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i ka reaguar ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Philip Kosnett, për seancën e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Eurodeputetja tha se mbështetja e kësaj seance është një autogol me dimension historik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Von Cramon shtoi se qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë.

“Një autogol i SHBA’së në Kosovë me dimension historik. Si mundeni ju, një ambasador, të gëzoheni të shihni rrëzimin e një qeverie funksionale gjatë pandemisë së koronavirusit. E pabesueshme. E papërgjegjshme. Më vjen shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata nuk e meritojnë këtë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz