back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePas Agim Veliut edhe Isa Mustafa i reagon Vjosa Osmanit: Këto veprime...

Pas Agim Veliut edhe Isa Mustafa i reagon Vjosa Osmanit: Këto veprime duhet të marrin fund

Të ngjajshme

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

Fejohet Dardan Berisha, kjo është vajza që i mori zemrën

Tashmë është zyrtare, Dardan Berisha nuk është më beqar....

Leukemia dhe limfoma: Si dallojnë, simptomat dhe faktorët kryesorë të rrezikut

Leukemia dhe limfoma janë sëmundje malinje që prekin sistemin...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nëpërmjet një shkrese iu është drejtuar strukturave të LDK-së, por gjithashtu edhe një mesazh drejtuar Vetëvendosjes.

Mustafa thotë se LDK nuk e ka zgjedhur hapjen e procesit të rrëzimit të qeverisë, por kjo ka ndodhur nga kryeministri Kurti.“LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa.

Por kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën”, ka shkruar Mustafa si përgjigje ndaj akuzave të Vetëvendosjes se ky i fundit po bashkëpunon me Thaçin.Mustafa i ka dërguar mesazhe edhe nënkryetares së partisë dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani duke thënë se nuk është e natyrshme që dikush që është pjesë e LDK-së të jetë kundër vendimeve të LDK-së.Kjo është shkresa e tij:Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe kryetarë të degëve,LDK ka proceduar me mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.

Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën.LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk.

Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj.Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund. ./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz