back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajme73-VJEÇARJA NGA VUSHTRRIA DYSHOHET SE U INFEKTUA ME KORONAVIRUS NGA DJALI I...

73-VJEÇARJA NGA VUSHTRRIA DYSHOHET SE U INFEKTUA ME KORONAVIRUS NGA DJALI I SAJ NË NORVEGJI

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

73-vjeçarja nga fshati Studime e Ulët të Komunës së Vushtrrisë, e cila rezultoi pozitiv me koronavirus (COVID-19), ishte kthyer në Kosovë nga Norvegjia disa ditë më parë.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në një video-bisedë me Gazetën Insajderi.

“I dijmë kontaket e familjes. Është një nënë e cila është kthyer nga Norvegjia. Djali i saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus në Norvegji, dhe në momentin që djali i saj rezultuar pozitiv me koronavirus, familja është vendosur në vetëizolim”, ka thënë Tahiri për Insajderin.

Kryetari Tahiri ka thënë se e gjithë familja e 73-vjeçares janë vendosur në karantinë.

Në këtë intervistë, e cila do të transmetohet e plotë në Insajderi Facebook pas pak minutash, Tahiri ka thënë se Komuna do ta shqyrtojë mundësinë e vendosjes në karantinë të të gjithë fshatit Studime e Ulët. /Insajderi.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz