BallinaLajmeMalisheva, komuna më e prekur nga koronavirusi; kryetari Begaj: Gjendja është shqetësuese

Malisheva, komuna më e prekur nga koronavirusi; kryetari Begaj: Gjendja është shqetësuese

Të ngjajshme

Komuna e Malishevës është njëra ndër komunat me numrin më të madh të të prekurve nga Koronavirusi.

Deri tani në këtë komunë janë identifikuar 21 raste të infektuar me virusin Korona, raporton Front Online.

Lidhur me këtë, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në një prononcim për portalin Front Online tha se të dyshuar mund të jenë të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të infektuarit.

“Gjendja nuk është e mirë, është shqetësuese, por po mundohemi me qetësu situatën. Në komunën gjithsej janë 21 raste me Koronavirus. Raste të dyshuara mund të ketë pasi që të infektuarit kanë pasur kontakte”, tha ai për Front Online.

Ai tha se sipas mjekës gjendja e të infektuarve është e mirë.

“Gjendja e pacientëve është e mirë”, tha ai.

Begaj tha se për ta pasur situatën nën menaxhim, si komunë kanë marrë disa vendime për ta parandaluar edhe me tej përhapjen e Koronavirusit.

“Ne si komunë kemi marrë disa masa për t’i vetëdijesuar qytetarët me iu shmang kontakteve me njerë. Furnizim ka, ushqim, barna jemi pak të furnizuar. Tani më njoftuan se është nisur një kontingjent me pajisje mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë”, tha ai për Front Online.

Sipas Begaj,t 5 fshatra të kësaj komune janë të prekura nga Koronavirusi.

Begaj tha se duke e marrë parasysh situatën në këtë komunë ka bërë apel që Qeveria e Kosovës ta ketë prioritet Malishevën.

“Unë kam bërë vazhdimisht apel që niveli qendror ta ketë parasysh komunën e Malishevës pasi që jemi më të rrezikuar”, u shpreh ai për Front Online.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz