back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeThaçi i drejtohet Kushtetueses për vendimin e Qeverisë mbi kufizimin e lëvizjes...

Thaçi i drejtohet Kushtetueses për vendimin e Qeverisë mbi kufizimin e lëvizjes së qytetarëve

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar mediave lidhur me kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes se qytetarëve.

“Duke marrë parasysh gjendjet e fundit pas vendimit të Qeverisë, vendim anti kushtetues, si president duke respektuar kompetencat kushtetuese kam vendosur t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërksë për interpentim lidhur me kufizimin e qytetarëve. arashteues ësjtë presienti, lënda do shqyrtohet në përputhje me Kushtetutë”.

“Si president duke respektu mandatin tim, respektimin e plotë të Kushtetutës e ligjeve, kemi kërkuar ne të ardhme të afërt, për masë të përkohshme nga Kushtetuesja”.

“Askush nuk qëndron mbi ligjin, askush nuk shkel mbi ligjin, shëndeti publik është mbi të gjitha, mbi cdo ideologji, prandaj ftoj për unitet qytetar”, ka shtuar ai në konferencë për media.

Thaçi tha se vendimi i Qeverisë ka krijuar panikë e paqartësi të madhe tek qytetarët, ndërsa ka shtuar se është krijuar tollovi në shitblerje për shkak të këtyre masave.

“Vendimi i brendshëm i qeverisë ka provokuar situatë të re të paqartësisë e frikës. Jemi dëshmitarë që sot njerëzit janë detyruar nga ky konfuzion të dalin të furnizohen. Ato tollovi sot janë masive dhe jeni dëshmitarë vetë, në vendet e shitblerjes. Prandaj ato tollovi sot, janë rreziku që ka krijuar rrethana e re që ka krijuar Qeveria, janë rreziku për shpërthimin e virusit masovikisht sepse ka krijuar panikë te qytetarët për të dalë në mënyrë urgjente”.

“Përpos kësaj, jam drejtuar me një letër edhe kryeministrit, që të rishqyrtoj vendimin e tij që ka krijuar panik e konfuzion, ka krijuar tollovi se me mundësi të përhapjes masive ta pezullojë atë vendim deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ishte po i njëjti kryeministër kur unë propozova gjendjen e jashtëzakonshme kundërshtoi këmbëngulësisht , pa asnjë argument gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa tash me një ajendë të pastër politike krijon rrethanë, panik, paqartësi të madhe anë e kënd që krijon tollovi që nuk mund të evitohen tash lehtë”, tha ai.

Ndryshe, edhe mbrëmë presidenti ka mbajtur një konferencë për media, ku tha se do dërgojë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për të anuluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz