Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga qytetarët e komunës që ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes.
Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri pas rasteve të fundit me koronavirus nuk mbetet zgjedhje tjetër.
“Kërkoj nga qytetarët e Mitrovicës që ta zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes. Me 26 raste të reja të konfirmuara sonte me koronavirus COVID-19, nuk kemi zgjedhje tjetër përveç të qendrojmë në shtëpi. Panik Jo, Kujdes PO”, ka shkruar ai në Facebook.