BallinaLajmeKu u bazua qeveria Kurti kur vendosi për kufizimin e lëvizjes së...

Ku u bazua qeveria Kurti kur vendosi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve?

Të ngjajshme

Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla

Një mocion parlamentar i paraqitur nga Partia Popullore Zvicerane...

Spanja i thotë ‘Jo’ SHBA-së: Hapësira ajrore e mbyllur për luftën ndaj Iranit

Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët...

Caktohet gjyqtari për miqësoren: Shqipëri vs Ukrainë

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Ukrainën të martën...

Ndalimi ose kufizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës mund të bëhet vetëm në rastet kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme. Kështu tha sot,  ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Sipas tij, Qeveria mund të kufizojë lëvizjen në rajone të caktuara por jo në tërë territorin e Republikës së Kosovës, derisa nuk ekziston gjendja emergjente.

Ndërkohë sonte qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti shpalli vendimin për ndalimin e qarkullimit të veturave dhe qytetarëve në këto orare: Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

E gjithë kjo bazuar në Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse, neni 41.2, i cili lejon ‘ndalimin e qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara’.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se me këtë vendim Kurti shkeli Kushtetutën dhe paralajmëroi dërgimin e rastit në Gjykatën Kushtetuese.

Kundër këtij vendimi të qeverisë kanë dalë edhe udhëheqësit e partive kryesore në vend.

Kosova deri më tani ka 61 raste me koronavirus.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz