Teuta Elshani, vajza e Ymer Elshanit, e vetmja që shpëtoj në masakren e Poklekut, ka treguar një moment interesant kur është takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Ajo ka treguar se kryeministri Kurti i ka thënë se ai është rritur me vargjet liridashëse të shkrimtarit Ymer Leshani.
“Albin Kurtin e kam takuar një herë, prillin e kaluar, për vetëm disa sekonda, kalimthazi, në një moment e datë të rëndë, tek varrezat në Poklek. Në ata pak sekonda takimi, Albini foli pak, por më tha shumë “…ne u rritëm me vargjet liridashëse të shkrimtarit Ymer Elshani…”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook./Drenicapress