Klinika Infektive njofton se pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje sot në ora 9.00.Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.
“Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2. Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK)”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Gazeta Sinjali.
Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.
Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim. /Gazeta Sinjali/