BallinaLajmeI prekuri me koronavirus nga Ferizaji është këngëtar

I prekuri me koronavirus nga Ferizaji është këngëtar

Të ngjajshme

Bajrami: Kosova me 10% varfëri ekstreme, mbetet ndër vendet më të varfëra në rajon

Kandidatja për deputete nga LDK, Hykmete Bajrami ka reaguar...

Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar

Irani ka ekzekutuar një numër “tronditës” prej 2.159 personash...

Ukaj: Kosova përditë po bëhet më e vogël e më e zbehtë në hartën e botës

Shkruan Ndue Ukaj Kosova është vendi më i varfër në...

Kush po e xhelozon Elijonën?

Influencerja dhe ish-banorja e “BBVK”-së, Elijona, ka folur për...

Disa orë më parë janë konfirmuar edhe katër raste të reja të infektuara me koronavirus në Kosovë.

Bëhet e ditur se në mesin e të infektuarve është një këngëtar i njohur i skenës muzikore në vend.

Fjala është për Jetmir Hysenin. Identitetin e tij e ka zbuluar me leje deputeti i VV-së, Dimal Basha.

Ky i fundit, nëpërmjet një postimi ka bërë të ditur se këngëtari Hyseni nuk ka pasur kontakt me asnjë qytetarë dhe se gjithçka është nën kontroll.

Postimi i tij i plotë:

Sa për informatë, kam komuniku direkt me personin që ka testu pozitiv, i cili vie nga fshati Bibaj, Ferizaj.

Personi në fjalë është Jetmir Hyseni, i cili ka ardhur nga Gjermania dhe është dërguar direkt në karantinë, dhe pastaj në spital ku edhe po trajtohet. Jetmiri nuk ka pasur kontakt me asnjë qytetarë dhe gjithçka është nën kontroll, përfshi këtu shëndetin e tij që po monitorohet në spital.

Prandaj, s’ka nevojë për panik e as izolim të fshatit! Krejt çka mundeni me ba është nga një mesazh inkurajues për Jetmirin që t’i japim tregojmë se të gjithë jemi me të në këto momente, dhe jemi bashkë në këtë betejë!

Forca Jetmir ?

P. S. Emrin e kam përdor me lejen e vet Jetmirit!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz