back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeAeroporti i Prishtinës: Nga nesër nuk ka më asnjë fluturim të planifikuar

Aeroporti i Prishtinës: Nga nesër nuk ka më asnjë fluturim të planifikuar

Të ngjajshme

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Aeroporti i Prishtinës ka bërë të ditur se që nga nesër nuk ka më asnjë fluturim komercial të planifikuar.

Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se që nga periudha e kufizimit të fluturimeve për shkak të koronavirusit, janë 12 mijë udhëtarë që janë shërbyer në aeroport.

Po ashtu, kanë qenë mbi 10 mijë udhëtarë në nisje nga Prishtina për në destinacionet tjera.

Njoftimi i plotë nga aeroporti:

Të dashur udhëtarë,

Ju njoftojmë se që nesër me datë 22 Mars 2020, e ditëve në vijim nuk kemi asnjë fluturim komercial të planifikuar!

Që nga koha e kufizimeve të fluturimeve në aeroport, janë rreth 12,000 udhëtarë që ANP ‘Adem Jashari ‘ ka shërbyer, dhe nga kjo shifër janë mbi 10,000 udhëtarë në nisje nga Prishtina për destinacionet tjera dhe udhëtarët tjerë në arritje, ku kryesisht janë mërgata jonë.

Më tej, ju njoftojmë se çdo njoftim të ri do ta bëjmë publik këtu!

Në emër të Menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, iu urojmë shëndet dhe urojmë që ta kalojmë këtë sfidë bashkërisht!.

Të Fundit

Sport

ShowBiz