BallinaLajmeKjo është gjendja e 17 personave që po trajtohen me koronavirus në...

Kjo është gjendja e 17 personave që po trajtohen me koronavirus në QKUK

Të ngjajshme

Agjenti i Bernardo Silvas në bisedime me Barcelonën

Barcelona ka pasur shumë sukses duke shfrytëzuar tregun e...

Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen dy yjet kosovarë

Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do...

Java e 26-të në basketboll sjell derbi dhe betejë për mbijetesë

Fundjava në elitën e basketbollit Kosovar pritet të dhurojë...

Sikurse edhe vendet e tjera edhe Kosova është duke u përballur me pandeminë e coronavirusit.

Deri më tash në vendin tonë janë testuar mbi 400 raste ku 24 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Gjendja e pacientëve të prekur me COVID-19 vazhdon të jetë stabile. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, infektologu Valbon Krasniqi.

“Gjendja shëndetësore e të prekurve me COVID-19 për momentin është stabile”, ka thënë Krasniqi.

Infektologu ka treguar se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 17 pacientë.

Kujtojmë se mbrëmë u konfirmuan edhe dy raste me coronavirus , ku njëri rast ishte nga Suhareka dhe tjetri nga Gjakova.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka vazhduar të bëjë apel tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe tu përmbahen rekomandimeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz