BallinaLajmeEurodeputeti austriak u bënë thirrje VV-së e LDK-së: Mos luftoni njëri-tjetrin, luftoni...

Eurodeputeti austriak u bënë thirrje VV-së e LDK-së: Mos luftoni njëri-tjetrin, luftoni koronën

Të ngjajshme

Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen dy yjet kosovarë

Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do...

Java e 26-të në basketboll sjell derbi dhe betejë për mbijetesë

Fundjava në elitën e basketbollit Kosovar pritet të dhurojë...

I kapen pistoletë, fishekë e brisk në çantë – prangoset i dyshuari në Vrellë

Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes në...

Eurodeputeti austriak Lukas Mandi, u ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të mos e luftojnë njëri-tjetrin, por pandeminë e koronavirusit.

Mandi, i cili është deputet në Parlamentin Evropian nga Grupi i Partive Popullore Evropiane, ka shkruar në rrjetin social Twitter, se partnerët e qeverisë nuk duhet të shkaktojnë tani krizë qeveritare.

“Zyrtarët kosovarë duhet të qëndrojnë së bashku në këto kohë të vështira dhe të mbajnë qeverinë në vend se të krijojnë kriza politike për të tejkaluar vështirësitë për hir të armikut të përbashkët (koronavirusi). Mbani premtimet. Mos luftoni njëri-tjetrin. Luftoni koronën”, ka shkruar ai në Twitter.

LDK-së që mos ta braktisë Qeverinë edhe i ka bërë thirrje edhe deputetja tjetër e Parlamentit Evropian, Viola Von-Cramon.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, LDK në Kuvendin e Kosovës e ka dorëzuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti me 46 nënshkrime ./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz