Poeti dhe aktori i njohur kosovar Çun Lajçi ka rrëfyer një ngjarje të padëgjuar më parë nga publiku. Aktori i cili jo rrallëherë shkruan për gjendjes aktuale ka treguar se si Agim Veliu e ka kthyer mbrapsht në vitin 2002, kur ai ishte ftuar nga Presidenti Rugova të recitonte në Podujevë, shkruan Gazeta Metro.
Poeti Lajçi, ndër të tjerash ka thënë se ai është hijerëndë në parti, dhe se nuk duhet të prishet koalicioni për shkak të tij.
“Taksën e përbiva, por Agimin jo! Ai asht i randë n’vagë e hijerandë n’parti! Por larg engjullit e gjeniut, që t’mos zavëndësohet, përveç, nëse s’ta ka nxanë bishtin me derë ty, e shumë të tjerve aty!”, ka shkruar Lajçi në Facebook.
Më poshtë ju sjellim shkrimin e Çun Lajçit, të cilin ia ka dejtuar të parit të LDK’së:
Po Isa Mustafa
I shkrova Albinit, për veprimin e tij ( që ty po të duket i njianshëm) për Agimin, dhe e luta që për hirë të situatës me virusin, ta tërheq vendimin, e t’vazdoni ta menagjoni situatën.
Por, sonte u lexua letra jote e re, nji ultimatum për Albinin:
“Ta ktheni Agimin e ta heqni taksen”
Po Isë
Taksën e përbiva, por Agimin jo! Ai asht i randë n’vagë e hijerandë n’parti! Por larg engjullit e gjeniut, që t’mos zavëndësohet, përveç, nëse s’ta ka nxanë bishtin me derë ty, e shumë të tjerve aty!
A din pse po ta them këtë?
Sepse me 2002-tën, erdha me eskortën e Ibrahim Rugovës n’Podujevë, n’fushatën zgjedhore, i caktuem nga vet Ibra, me recitua poezinë
” Kokën lartë shqiptari im” e Vjollca Buçaj me këndua.
Dhe çka ndodhi?
– Ti nuk del n’skenë, m’tha organizatori. Agim Veliu m’tha kështu!
Vjollca Buçaj, u tmerua.
– A jeni n’mend i tha? Rugova e ka caktua?
N’Obiliq i recitoi Presidentit dhe n’eskortën e tij erdhi këtu!
– Këtu recitojnë ata që thotë Agimi, ia ktheu!
Mua m’erdhi keq me ia thanë Rugovës, sepse s’deshta me ia prishë fushatën, dhe n’këmishë e klinda ( siç kisha ardhë nga Obiliqi) u ktheva me autobus n’Prishtinë!
Po Isë, po!
Për herë t’parë po deklaroj, kush asht Agimi, për t’cilin ti po e prishë kualicionin, n’kohën e vdekjeve!
A s’asht ma shumë se marre Isa Mustafa!
Dardani, 20.03.2020./gazetametro.net