BallinaLajmeFalja në xhami pa besimtarë

Falja në xhami pa besimtarë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Ramadan Avdullahu është myzein në xhaminë Hutanije në Prishtinë. Ai është i vetmi që ka ardhur në xhami. Xhamia ku çdo të premte falen mbi 1 mijë besimtarë, është e zbrazët.

Si pasojë e koronavirusit, BIK ka marrë vendim që besimtarët të mos frekuentojnë xhamitë.

“Ky vendim ëhstë më i mirë për secilin nga ne sepse ky vendim e ruan ambientin tonë, qetësinë tonë, shënmndetin tonë dhe të gjitha.E gjithë bota i ka mbyllur shtëpitë e Zotit vetëm për një arsye që të mos përhapet virusi në këto vende të cilat i frekuentojnë vëllezërit dhe motrat tona të besimit islam”, thotë Avdullahu.

Në faljen e së premtes, atij iu bashkua edhe imami i kësaj xhamie. Kjo është hera e parë që fallen vetëm këta dy .

“Nuk është e lehtrë të falesh vetëm, e sdidomos të thërrasësh ezan dhe të falesh vetëm. Të falem vetëm jam mësuar vetëm në shtëpi. Në xhami nuk më ka ndodhur asnjëherë. Qenka shumë e vështirë. Nuk jam mësuar asnjëherë që në ditën (e xhumasë) e premte., të falemi vetëm unë e hoxha. Qenka shumë e vështirë. Emocionet më kanë kapluar ditën e sotme. Do ta mbaj mend këtë ditë”, thotë ai.

Një javë më parë në të gjitha xhamitë e Kosovës u ligjërua për koronavirusin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz