BallinaLajmeRexhep Selimi: Hashim Thaçi ka rol kyç në prishjen e koalicionit qeverisës

Rexhep Selimi: Hashim Thaçi ka rol kyç në prishjen e koalicionit qeverisës

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëivzjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rol kyc në përgatitjen e planit për preishjen e koalicionit qeverisës në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Po, presidenti ka rol kyç në përgatitjen e planit. Plan që ka qenë fillimisht të mos ndodhë koalicioni, e pasi ndodhi koalicioni u shndërrua në tendencë për ta prishur koalicionin qeverisës”, është shprehur Selimi.

Por, Selimi nuk la pa e fajësuar edhe LDK’në për prishjen e koalicionit.

“Ky plan i Thaçit nuk do të realizohej pa gatishmërinë e aktorëve të tjerë, pa gatishmërinë e LDK’së nuk do të realizohej plani i tij”, shtoi Selimi

Prishja e koalicionit erdhi si rezultat shkarkimit të minsitrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliut, nga kryeministri Albin Kurti, pasiqë sipas tij, Veliu kishte përhapur panik në opinion lidhur me situatën aktuale të koronavirusit, dhe njëkohësisht kishte përkrahur propozimin e presidentit Thaçi për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Tutje, LDK’ja vendosi që pas këtij shkarkimi ta prishë koalicionin qeverisës duke ngritur mocion votëbesimi në Kuvend kundër Qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz