back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaLajmeShkoi për të punuar, kopshtari i 46 vjeçarit në Janjevë dyshohet se...

Shkoi për të punuar, kopshtari i 46 vjeçarit në Janjevë dyshohet se u infektua edhe vetë me koronavirus

Të ngjajshme

Oriola publikon një selfie të guximshme, shfaqet me akne në fytyrë

Modelja dhe influencerja e njohur, Oriola Marashi, ka ndarë...

Dimal Basha zhvilloi takim konsultativ me presidenten Osmani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar...

Rashiq kundër që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste: S’është zgjidhja e duhur

“Nuk konsideroj që kjo është zgjidhja e duhur”, kështu...

Donaldi e Romeo festojnë ditëlindjen sot, urimi që i bën njëri-tjetrit

Sot është një ditë e veçantë për binjakët më...

Një person, i cili punonte në kopshtin e 46-vjeçarit nga fshati Janjevë e Lipjanit rezultoi pozitiv me koronavirus të enjten, dyshohet se është prekur nga COVID-19, ka thënë kryetari i komunës, Imri Ahmeti.

Ahmeti është shprehur se personi i dyshuar punonte si kopshtar në shtëpinë e 46-vjeçarit.

Sipas kreut të Komunës së Lipjanit, i dyshuari ka dërguar mostrat për ekzaminim në QKUK.

“Është edhe një rast i dyshimtë që është dërguar në Prishtinë, por akoma nuk kanë dal rezultatet e këtij rasti. Personi ka shkuar mbrëmë në Prishtinë, por edhe sot ka shkuar sërish në mëngjes”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

“Personi në fjalë ka qenë duke punuar në oborrin e personit të infektuar. Ka punuar aty si kopshtar”, ka thënë Ahmeti.

46-vjeçari, i cili regjistroi me koronavirus të enjten, ishte kthyer nga Berlini me aeroplan më 11 mars, ka njoftuar dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Deri sot, IKShPK-ja ka konfirmuar 21 raste me koronavirus në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz