back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaBotëViktimat nga coronavirusi, Italia e kalon Kinën

Viktimat nga coronavirusi, Italia e kalon Kinën

Të ngjajshme

Krasniqi: PDK e bashkuar dhe e vendosur në prag të zgjedhjeve të së dielës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka...

Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit

Një person ka pësuar lëndime serioze si pasojë e...

Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbjen në krenari, s’e lëkund kjo gjykatë raciste!

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj...
- Advertisement -

Me 3,405 viktima nga coronavirusi, Italia ka kaluar Kinën, me një rritje të 427 viktimave vetëm të mërkurën.

- Advertisement -

Kështu, siç shkruan agjencia e lajmeve ANSA, tha të enjten Komisioneri i Urgjencës dhe Shefi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, numri i vdekjeve në Kinë është 3.245 ndërkohë rritja e përditshme e së mërkurës në Itali ishte 475.

Borrelli tha se 33.190 njerëz aktualisht janë të infektuar me coronavirus në Itali, 4,480 më shumë se të mërkurën.

Ai tha se 4,440 njerëz janë shëruar nga COVID-19 në Itali, 415 më shumë se të mërkurën.

Po sipas ANSA, numri i përgjithshëm i infektuarve, përfshirë ata që kanë vdekur dhe ata që janë shëruar, është rritur në 41.035.

Ndërsa sipas USA Today, numri global i vdekjeve kaloi shifrën 9.300; ka pasur më shumë se 230,000 raste të konfirmuara.

Vetëm në SHBA, shkruan ky medium, numri i të vdekurve ka arritur në 154 në 22 shtete ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në më shumë se 10,750, nga rreth 1.600 një javë më parë, kur kishte 40 vdekje të raportuara.

Ndërkohë, kreu i OBSH-së ka dhënë një mesazh të qartë sidomos për Afrikën, e cila sipas tij, edhe pse ende nuk është e prekur shumë nga coronavirusi, duhet të mësojë nga mënyra se si është përhapur virusi diku tjetër.

Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se ndërsa rastet e konfirmuara të Afrikës ishin aktualisht të ulëta – rreth 640 – nuk ka arsye për vetëkënaqësi.

Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se sistemet e tendosura të shëndetit publik në Afrikë mund të mposhten shpejt nëse virusi do të paraqitet në një nivel më të lartë, veçanërisht në zonat urbane të mbingarkuara. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz