BallinaLajmeVajza e Gani Gecit tregon çfarë qëndrimi ka për rrëzimin e Qeverisë

Vajza e Gani Gecit tregon çfarë qëndrimi ka për rrëzimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci, ka treguar qëndrimin e saj për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të iniciuar nga partia e saj. Ajo thotë se është pro rrëzimit të Qeverisë, por me kusht që LDK-ja të mos hyjë në koalicion me PDK-në.

Vajza e ish-zyrtarit të lartë të LDK-së, Gani Geci, që tash është deputete sqaron se në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar i ka kërkuar shefit të Grupit nëse nënshkrimi i saj do të përdoret për koalicion me PDK-në, e ai i ka thënë jo.

Kësisoj Geci thotë se është për rrëzimin e Qeverisë Kurti, që sipas saj, “po luan me LDK-në dhe me SHBA-në”, por nuk është që partia e saj të bashkëqeverisë më vonë me PDK-në.

Shkrimi i plotë i deputetes:

SQARIM

Të nderuar qytetarë, dua të sqaroj për opinionin publik se qendrimi im siç e thash edhe në Grupin Parlamentar të LDK-së pro mocionit për shakrkimin e gjithë atyre që mundohen me lujt me LDK-në, por qendrimi im është pak më ndryshe nga të tjerët sepse jam kundër një koalicioni me PDK-në.

Unë e pyeta Shefin e Grupit Parlamentar se a mund të përdoret nënshkrimi im me bazë kushtetuese për një koalicion me PDK-në. “Ai më tha: Jo.”

Unë nuk dëshiroj që nënshkrimi im të përdoret në asnjë form për një koalicion të mundshëm me PDK-në.

Unë Marigona Geci, jam pro mocionit për rrëzimin e kësaj qeverie që po luan me LDK-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kundër koalicionit të mundshem me PDK-në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz