back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKy ministër i LDK-së është kundër Mustafës e pro Kurtit

Ky ministër i LDK-së është kundër Mustafës e pro Kurtit

Të ngjajshme

Andrew Tate humbet meçin e tij debutues në boks

Ylli i rrjeteve sociale, Andrew Tate ka bërë debutimin...

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...
- Advertisement -

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ndanë rrugët pas vetëm një muaj e gjysmë qeverisje.

Por për këtë prishje nuk është se janë akord krejt ministrat e LDK-së, shkruan Gazeta inFokus.

Anton Quni ministër i mbrojtjes është kundër rrëzimit të qeverisë Kurti kështu ka bërë të ditur një burim i Gazetës inFokus brenda grupit parlamentar të LDK-së.

“Anton Quni është kundër prishjes së qeverisë dhe deri më tani ka thënë se do të votojë kundër nuk dihet nëse do të ndryshoj mendje ose jo por që deri me tani ky është qëndrimi i tij ka deklaruar ky burim për Gazeten inFokus.

Prishja e raporteve me SHBA-të e shkarkimi pa paralajmërim i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu janë arsyet kryesore pse LDK vendosi dje të dalë nga koalicioni me VV-në, e të inicojë mocion mosbesimi në ditët e ardhshme ndaj qeverisë Kurti.

LDK si e vetme është e ditur tashmë se nuk mund ta kalojë mocionin, e madje nuk mund as ta inicojë një të tillë, për shkak se duhen 40 nënshkrime, e që LDK nuk i ka.

Por sidoqoftë, Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë duket se nuk do ta ketë problem ta rrëzojë qeverinë Kurti, pasi që veç ka gjetur përkrahje tek disa parti opozitare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz