back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaJetëIshte vendosur në karantinë 13 ditë pas lindjes, nëna ribashkohet me foshnjën...

Ishte vendosur në karantinë 13 ditë pas lindjes, nëna ribashkohet me foshnjën e saj

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Një foshnje, e cila ishte vendosur në karantinë vetëm 13 ditë pas lindjes, është ribashkuar me nënën e saj. Nëna e vogëlushes, e cila ishte e dyshuar si mbartëse e COVID-19, e lindi foshnjën teksa ishte në karantinë në një qytet kinez muajin që lamë pas, shkruajnë mediat e huaja.

E porsalindura u dërgua menjëherë në spital, për shkak të gjendjes së nënës së saj, por pas testeve të njëpasnjëshme rezultoi se nëna e vogëlushes nuk ishte mbartëse e virusit famëkeq.

“E dërguam foshnjën në karantinë, sepse kishte kontakte të shpeshta me prindërit, pasi ajo kishte 13 ditë që kishte lindur. Ka pasur shumë faktorë që e rrezikonin vogëlushen. Kështu që i kushtuam vëmendje maksimale rastit”, shprehet Zhao Li, drejtor pediatrisë në spital.

Megjithatë vogëlushja ka arritur të shtojë masën e saj trupore gjatë kohës në izolim, nga 3 kilogram, që ishte pasha e saj fillestare, tashmë ajo peshon 3.4 kilogramë, shkruajnë mediat e huaja.

“Mund të them se mjekët dhe infermierët, e trajtuan vogëlushen si fëmijën e tyre, për ne ajo ishte foshnja e të gjithëve. Ne I kushtuam asaj vëmendje maksimale.”, shtoi më tej Li.

Sakaq, gjatë dorëzimit të foshnjës në krahët e nënës, mjekët i dhuruan gruas disa fotografi të vogëlushes gjatë izolimit, për të shërbyer kjo, si një formë kujtimi. /tch/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz