back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeKryetari i OEK: Pa panik, Kosova po furnizohet me miell e grurë...

Kryetari i OEK: Pa panik, Kosova po furnizohet me miell e grurë nga pesë shtete

Të ngjajshme

Dështon transferimi i Matetas te Milani

Jean-Phillipe Mateta nuk do t’i bashkohet Milanit. “Rossonerët”, vendosën që...

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja...

Kosova shënon rritje të lindjeve, mbi 100 mijë brenda 4 viteve

Gjatë katër viteve të fundit, nga viti 2022 deri...

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se askush në Kosovë nuk duhet të ketë panik se mund të mbetet pa ushqim.

Rukiqi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se transporti i mallrave do të vazhdojë pavarësisht se ka disa ngadalësime.

“Masat rigoroze në kufi po vështirësojnë kalimin e kamionëve. Derisa kamioni në pikën e Hanit të Elezit kanë kaluar për 10 minuta, këto ditë po kalojnë për 30 minuta çka e vështirëson furnizimin”.

I pari i OEK thotë se megjithatë askush nuk duhet të ketë frikën se Kosova do të mbetet pa miell e bukë.

“E pashë që ka furnizime me grurë e miell nga Bullgaria, Hungaria, Turqia, Austria e Gjermania. Nuk e di sa është sasia e saktë. Por është mirë që qytetarët të blejnë në sasi të domosdoshme”.

Rukiqi thotë se në disa vende si Italia kur shteti është në gjendje te jashtëzakonshme, disa persona që nuk mund të ushqehen, iu qon ushqim shteti.

“Mos të biem në një panik që dikush mund të mbet pa u ushqyer”, tha ndër të tjera Berat Rukiqi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz