back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmePacienti me koronavirus që është drejt shërimit tregon simptomat: Është si të...

Pacienti me koronavirus që është drejt shërimit tregon simptomat: Është si të ketë kafshuar qeni!

Të ngjajshme

Bie vlera e arit dhe argjendit

Një rënie e çmimeve të arit dhe argjendit u...

Zelensky pret vazhdimin e bisedimeve trepalëshe, Rusia shton sulmet vdekjeprurëse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se...

Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Pacienti Viktor Kola, i infektuar me Covid-19 dhe që është drejt shërimit, ka treguar për situatën e tij në 10 ditë qëndrimi në spital.

Ai ka rrëfyer këtë mbrëmje për emisionin Open, se koronavirusi, sipas tij, është një grip më i fortë sesa gripi normal.

Pyetjes se çfarë simptomash ka pasur ai i është përgjigjur:

“Kisha dhimbje fyti, pak temperaturë dhe dhimbje koke. Më shumë temperaturë ka pasur djali. Sonte është nata e 10-të që po kaloj në spital. Dua t’ju them se është pak më shumë se një grip i thjeshtë. Është si të ketë kafshuar qeni dhe ik, prandaj s’duhet të kemi panik”.

“Dua të falenderoj të gjithë mjekët për shërbimin e dhënë. Tani po pres të tamponin e dytë dhe ndihem shumë më mirë. I bindur që kjo situatë do kalojë sa më shpejt”, ka thënë ai më tej.

Të Fundit

Sport

ShowBiz