BallinaLajmeKurti zhvillon bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell

Kurti zhvillon bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Borrell

Të ngjajshme

Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për ne

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi ka folur...

Faton Peci: Sot mbi urën e Ibrit mbjellëm mbi 100 karanfila

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, është zgjuar të dielën...

Humbi ndjenjat gjatë stërvitjes, trajneri i Rumanisë dërgohet në spital

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu është dërguar së fundmi...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme dhe zëvendës Kryetarin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.

“U diskutua më së shumti për masat dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, për angazhimin e palodhshëm të gjithë administratës publike dhe për nevojën për përkrahje e ndihmë nga BE-ja “- njofton komunikata për media e Qeverisë së Kosovës përcjell Klan Kosova.

Kurti e njoftoi Borrellin me përgatitjet e tij, duke theksuar dy ekipet e dialogut të Kosovës: njëri politik-përfaqësues kurse tjetri këshillues-profesional, në dialogun me Serbinë.

Ekipi i parë do të kryesohej nga Kryeministri dhe do të përbëhej nga 10 anëtarë gjithsej: Kryeministri, Presidenti, Kryetarja e Kuvendit, dhe, nga një anëtar i secilës parti parlamentare: LVV, LDK, PDK, AAK-PSD, LS, Nisma-AKR dhe Grupi 6+.

Kryediplomati evropian e mirëpriti këtë ide dhe format të Kryeministrit.

Për ekipin tjetër këshillues-profesional ku do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme, Kryeministri Kurti do të vendosë së shpejti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz