Humb jetën një person ne fshatin Xhepçisht te Tetoves. Ngjarja ka ndodhur para pak çasteve teksa i ndjeri kishte tentuar te priste një lis i cili është rrëzuar në anën e tij dhe e ka shtypur duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe mjekët e urgjencës, zjarrfikësit dhe policia.
Edhe pse zjarrfikësit kanë arritur t’a heqin lisin e rrëzuar mbi personin në fjalë, megjithatë mjekët vetëm se kanë konstatuar vdekjen e tij. Identiteti i personit në fjalë nuk dihet. Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës pritet të dalë me të dhëna me konkrete. Në vendngjarje ka dalë edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë se Tetovës.