Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka komentuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Agim Veliut, duke thënë se veprimet e këtij të fundit kanë qenë gjithmonë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse.
Ai shton se “nuk mund ta kesh shef Albin Kurtin, e të veprosh nën urdhrat e dikujt tjetër”.
Postimi i plotë:
Vet pranimi i postit të ministrit nga Agim Veliu në muajin shkurt, ka nënkuptuar se ai do ta ketë shef Albin Kurtin, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu.
Veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, ishin gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse.
Nuk mund ta kesh shef Albin Kurtin, e të veprosh nën urdhrat e dikujt tjetër, që nuk i takon koalicionit qeverisës, madje Veliu ishte kundërshtari më i madh edhe i koalicionit VV-LDK.
Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti nuk i nënshtrohet e as nuk shantazhohet prej askujt.
Ne nuk dëshirojmë ta shohim vendin prapë në zgjedhje në këtë kohë, por nëse ndodh kjo, jemi të gatshëm dhe më superior se në zgjedhjet e kaluara.
#QeveriaKurti