back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeGjendja e jashtëzakonshme: Tregu me barna është i furnizuar edhe për tre...

Gjendja e jashtëzakonshme: Tregu me barna është i furnizuar edhe për tre muaj

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Shoqata Farmaceutike e Kosovës njofton qytetarët se nga të dhënat e distributorëve tregu farmaceutik është i furnizuar për të paktën edhe me 2-3 muaj në stok dhe se furnizimi po vazhdon në mënyrë të zakonshme

Gjithashtu, Shoqata Farmaceutike e Kosovës inkurajon farmacistët dhe teknikët e farmacisë për maksimumin e dhënë këtyre ditëve për shkak të situatës së krijuar pas rasteve me koronavirus.

“Farmacistët duke qenë në funksion të përgjegjësisë profesionale kanë vazhduar me dhënien e kujdesit ndaj qytetarëve duke qenë derë e hapur në orare të zgjatura në shërbim të qytetarëve përmes shërbimeve profesionale farmaceutik-mjekësor”, thuhet në një komunikatë për media.

Në lidhje me shqetësimet e rritjes së çmimeve, përkundër rritjes së çmimeve të pajisjeve mjekësore në këto kohë në nivel global, Shoqata Farmaceutike e Kosovës distancohet nga çdo lloj abuzuesi të mundshëm që mund të ketë shfrytëzuar këtë situatë.

“Iu bëjmë thirrje kolegëve tanë farmacistë dhe teknikëve të farmacisë, të ndjekin masat e marra nga organet përgjegjëse në mënyrë që të qëndroj më shëndetshëm dhe së bashku!”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz