BallinaLajmeKryetari i Vushtrrisë pohon se e kanë kërcënuar me vrasje

Kryetari i Vushtrrisë pohon se e kanë kërcënuar me vrasje

Të ngjajshme

Alonso, bast i rrezikshëm te Chelsea

A nuk pati mjaftueshëm drama te Real Madridi? Pas...

Ndryshon sërish moti- temperaturat për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Trump: Irani duhet të veprojë shpejt ose nuk do të mbetet asgjë prej tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se...

Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf

Parandalimi i çdo forme të dhunës edhe më tej...

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë të ketë marrë kërcënime me jetë përmes mesazheve në Facebook.

Përmes një postimi në këtë rrjet social, Tahiri thotë se njëri nga kërcënuesit “ka qenë në komunikim me strukturat drejtuese të PDK-së në Vushtrri”.

Ai thotë ta ketë paraqitur rastin në Polici.

“Dje gjatë paradites kam pranuar dy mesazhe me përmbajtje kërcënuese për jetën time nga dy llogari të ndryshme në Facebook. Rastin e kam paraqitur në policinë e Kosovës sepse unë i besoj institucioneve të Republikës. Pasi që rasti u bë publik sot, e konsiderova të rëndësishme të bëj këtë njoftim. Siç i kam thënë edhe Policisë së Kosovës, njëri nga kërcënuesit ka qenë në komunikim me strukturat drejtuese të PDK-së në Vushtrri. I bëj thirrje subjekteve politike në Vushtrri, sidomos PDK-së, të ruajnë kulturën politike tolerante dhe të mos nxisin urrejtje mbi baza politike”, ka thënë Tahiri.

Ai thotë të mos ketë kërkuar mbrojtje sepse “konsideroj që angazhimi ynë është në interesin e qytetit dhe të qytetarëve të Vushtrrisë dhe asnjë kërcënim nuk do të na ndalë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz