back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKjo është gjendja në Podujevë

Kjo është gjendja në Podujevë

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

I gjithë globi po ballafaqohet me pandeminë Koronavirus, e së fundi është shfaqur edhe në Kosovë, raporton Front Online.

Bejtush Jashari, kryeshef në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Podujevë, në një prononcim për Front Online, tha se për momentin nuk ka mungesë në barnave dhe pajisjeve mbrojtëse në këtë qendër.

Ai tha se fshati ku është i infektuari në këtë komunë tashmë është në karantinë dhe se janë marrë të gjitha masat.

“Fshati Dumnicë është në karantinë dhe janë marrë të gjitha masat për të dezinfektuar shtëpitë në atë lagje”, tha Jashari.

Më tej, ai tha se janë në kontakt edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Po jemi në kontakt me Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për momentin jemi të furnizuar mirë dhe na kanë dalë në ndihmë, do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme si komunë”, tha Jashari për Front Online.

Në Kosovë janë identifikuar edhe katër raste të reja me Koronavirus duke e çuar në 13 numrin e personave të infektuar.

Qeveria e Kosovës, pas rritjes së numrit të të infektuarve, më 15 mars vendosi që të shpallë gjendje të emergjencës publike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz