back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKoronavirusi në Kosovë po luftohet me antibiotikë, OBSH: Nuk funksionojnë kundër viruseve

Koronavirusi në Kosovë po luftohet me antibiotikë, OBSH: Nuk funksionojnë kundër viruseve

Të ngjajshme

Të infektuarit me koronavirus në Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po trajtohen me terapi e cila sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë nuk ka efekt për viruset, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas infektologut Shemsedin Mjeku, për personat e infektuar me koronavirus të cilët po trajtohen në QKUK po përdoret terapia me substanca antivirale dhe antibiotikë.

“Është terapia e cila është duke u përdorur kudo në botë. Pra, përdorim substanca antivirale, përdorim antibiotikët”, tha infektologu Shemsedin Mjeku për T7.

Mirëpo, përdorimi i substancave antivirale dhe antibiotikëve, sipas OBSH-së nuk i lufton viruset.

“A janë antibiotikët të efektshëm në parandalimin dhe trajtimin e koronavirusit të ri? Jo, antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, vetëm baktereve”, sqarohet në faqen zyrtare të OBSH-së.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme në Kosovë u konfirmuan edhe katër raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu numrin e të prekurve në nëntë./Gazeta Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz