back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePas Klinës, Vitisë dhe Malishevës, edhe ky qytet futet në listën e...

Pas Klinës, Vitisë dhe Malishevës, edhe ky qytet futet në listën e të prekurve me coronavirus

Të ngjajshme

Berat Mehmeti shkarkohet nga posti i Kryeshefit Ekzekutiv të NPL “Kastrioti” Sh.A

Berat Mehmeti ka reaguar publikisht pas vendimit të Bordit...

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

KFOR-i gjerman patrullon në veri

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Janë paraqitur edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë, duke çuar në 9 numrin e përgjithshëm.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ky i fundit ka treguar se tre raste të reja janë paraqitur në Malishevë, ndërsa risia është se edhe Podujeva futet në listën e të prekurve.

Nëse veprohet si në Viti, Malishevë e Klinë edhe Podujeva pritet të futet në karantinë.

Postimi i tij:

Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus).

Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19.

Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik. Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente./Reporteri.net/.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz