BallinaLajmeKurti: Mos u frikësoni, do ta kalojmë këtë së bashku!

Kurti: Mos u frikësoni, do ta kalojmë këtë së bashku!

Të ngjajshme

Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar në Twitter se sfidën e koronavirusit ai do ta kalojë së bashku me qytetarët.

Ai i ka këshilluar këta të fundit që t`i lajnë duart, të shmangin tubimet dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Ndër të tjera, kryeministri i ka siguruar qytetarët se me veprimet e ndërmarra deri tani, ai dëshiron vetëm që t`i mbrojë ata nga virusi, sidomos të moshuarit.

“Me veprimet tona ne duam të mbrojmë qytetarët tanë, veçanërisht të moshuarit që janë më të rrezikuar nga # koronavirus. Higjiena duhet të jetë kudo.

Lani duart, shmangni turmat, mos tundni duart, qëndroni në shtëpi, dëgjoni ekspertë dhe mos u frikësoni.

Do ta kalojmë këtë së bashku!”, ka thënë./Front Online

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz