BallinaLajmeVendimi i Shtetit: Mbyllen lokalet, kafiteritë, kompanitë private…

Vendimi i Shtetit: Mbyllen lokalet, kafiteritë, kompanitë private…

Të ngjajshme

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldo nga BBV: Nuk jemi ende gati si shoqëri

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka konfirmuar vendimin e fundit të Qeverisë, lidhur me korona-virusin.

“Mbyllja e kafiterve, restoranteve, mbyllja e tregjeve. Reduktohet stafi në çdo institucion publikë, përpos shëndetësisë dhe sigurisë, Kompanitë private urdhërohen që punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia…”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen në një periudhë prej 15 ditëve.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen kufijtë tokësor për ata që hyjnë në Kosovë përveç për shtetasit e Kosovës. Qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetëizolohen për 15 ditë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Tutje, Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjitha kafiteritë dhe restorantet dhe aktivitetet kulturore e sportive.

“Qeveria ka vendosur që të mbyllen kafet dhe restorante, të gjitha qendrat tregtare dhe të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive në të gjithë Kosovën”, shtoi Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz