BallinaLajmeDoktori kosovar me postim prekës: Unë paradite, gruaja pasdite në punë, bashkë...

Doktori kosovar me postim prekës: Unë paradite, gruaja pasdite në punë, bashkë do ja dalim

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja

Gjykata Speciale ka caktuar një panel të Gjykatës Kushtetuese...

Gjermania fiton miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës

Gjermania ka fituar miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës. Në stadiumin ”St....

Doktori i Klinikës së Pulmologjisë, Shpëtim Thaçi, ka postuar një fotografi familjare duke treguar sfidat që po kalojnë ai, gruaja dhe fëmijët e tij në këto çaste kur koronavirusi është përhapur edhe në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Sot pasdite janë shënuar edhe rastet e para të koronavirusit në Kosovë, ku dy persona të ardhur nga Italia rezultuan pozitiv.

Menjëherë pas kësaj janë marrë vendime nga Qeveria dhe organet tjera që të parandalohet përhapja e këtij virusi.

Ndërkaq doktori i Pulmologjisë Shpëtim Thaçi, ka publikuar në Facebook një shkrim me një fotografi familjare ku tregon se ai së bashku me gruan e tij, janë të përkushtuar që t’i dalin në ndihmë njerëzve, për t’i bërë ballë virusit i cili erdhi fillimisht nga Kina dhe u përhap në Europë.

“Unë Dr Shpëtim Thaçi në Klinikën e Pulmologjisë (PARADITE). Dr Vlora Esati- Thaçi në QKMF Prishtinë (PASDITE). Fëmijët 24 orë ne kontakt me ne. Bashkë do ja dalim. Pa panik, por me kujdes të shtuar”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kujtojmë se në Kosovë deri më tani kanë rezultuar vetëm dy persona me koronavirus dhe pritet që numri të rritet.

Postimi i plotë i Shpëtim Thaçit në Facebook. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz