BallinaLajmeMjeku i QKUK-së apel qytetarëve: Shmangni spitalet, këtu ndodhin infeksionet – jo...

Mjeku i QKUK-së apel qytetarëve: Shmangni spitalet, këtu ndodhin infeksionet – jo në shtëpi

Të ngjajshme

Gati për verë? Nisja fitnesit këtë pranverë!

Ofertat më të mira që kemi pasë ndonjëherë janë...

ZRRE: Tarifat e energjisë mbeten të pandryshuara deri në vendimin përfundimtar

Janë bërë dy muaj që kur tre operatorët kryesorë...

Kurti premton edhe 1 milion euro nëse djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë...

Moti mbi vendin tonë

Kosova sot do të ndikohet nga mot kryesisht i...

Në Kosovë janë shënuar dy rastet e para të koronavirusit, ndërsa mjekët po bëjnë apel që qytetarët të cilët dyshojnë se janë infektuar mos të drejtohen në QKUK.

Kështu ka rekomanduar edhe pulmologu Besim Morina i cili shprehet i shqetësuar se hallka e parë e shpërndarjes së virusit mund të jenë pikërisht sallat dhe pritoret e klinikave, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se nevojitet urgjentisht të ndryshohet plani i trajtimit të pacientëve të infektuar pasi nëpër klinika ka dhjetra pacientë e mjekë të painfektuar.

Morina iu ka rekomanduar personave ta evitojnë emergjencën, pasi infeksioni nuk ndodh duke qëndruar në shtëpi.

Ky është reagimi i tij:

Hallka kryesore të shpërndarjes së infeksionit frigohem që kanë me qenë pikërisht sallat dhe pritoret e klinikave sidomos asaj emergjente dhe infektive. Duhet urgjentisht të krijohet një plan në mënyrë që pacientët e infektuar të mos paraqiten aty ku momentalisht ka dhjetëra pacientë tjerë të painfektuar dhe punëtorë shendetësorë pa pikën e masave mbrojtëse. Duhet ndoshta të merren praktikat e shteteve tjera të krijimit të hapësirave provizore jashtë këtyre objekteve ku do të mund të bëhej marrja e mostrave dhe triazhimi i rasteve të dyshuara. Të gjithë personave iu kisha rekomanduar t’a evitojnë emergjencën me çdo kusht vetëm në rastet më vitale, pasi infeksioni nuk ndodh duke qëndruar në shtëpi, por duke e pritur ekzaminimin ne një sallë apo korridor bashkë me një person të infektuar.

#rriNshpi #covid_19 #coronavirus. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz