back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKosovari që jeton në Gjermani infektohet nga koronavirusi, ka një lutje për...

Kosovari që jeton në Gjermani infektohet nga koronavirusi, ka një lutje për të gjithë bashkatdhetarët

Të ngjajshme

KFOR-i gjerman patrullon në veri

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin...

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

Blerim Meholli, një kosovar nga Mitrovica që jeton në Gjermani ka njoftuar se dalur pozitiv me koronavirus, shkruan Reporteri.net

Meholli ka thënë se aktualisht ndodhet për trajtim në një spital në Gjermani, ku mjekët po përcjellin gjendjen e tij.

Ai u ka bërë apel të gjithë bashkatdhetarëve në Kosovë që të kenë kujdes maksimal, të mbrojnë vetën dhe familjen.

Deri tani, në Gjermani janë konfirmuar mbi 1600 të prekur, nga të cilët 3 persona kanë ndërruar jetë.

Kujtojmë se në Kosovë ende nuk ka asnjë rast pozitiv me këtë virus, gjersa pothuajse çdo ditë ka raste të dyshuara. Vendi ka marrë një sërë masash për të parandaluar përhapjen e pandemisë që ka përfshirë botën. Ndër masat e ndërmarra është edhe ndalimi i fluturimit nga zonat e prekura, si Italia, Zvicra e Gjermania, ku ka një numër të madh kosovarësh.

Ndërkaq të gjithë kosovarët që kanë mbetur nëpër shtetet e huaja, u lejohet vetëm edhe sot që të udhëtojnë për në Kosovë. Kjo ka bërë që të ketë radhë të gjata nëpër aeroporte. /Reporteri.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz