back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeMjekët në QKUK ngrenë alarmin se po punojnë pa pajisje adekuate kundër...

Mjekët në QKUK ngrenë alarmin se po punojnë pa pajisje adekuate kundër koronavirusit

Të ngjajshme

Dezinsektimi i kushton afro 800 mijë euro Komunës së Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën që do të...

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Një ditë më parë, shërbimi më i madh spitalor në vend, QKUK, tha t’i ketë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit vdekjeprurës koronavirus.

Por mjekët dhe stafi i mesëm shëndetësor ende nuk janë furnizuar me maska mbrojtëse kundër koronavirusit dhe mjete të tjera, raporton KOHA.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Xhemajl Selmani, thotë se kushtet në të cilat po punojnë mjekët paraqesin rrezik për shëndetin e tyre.

Me maska të zakonshme dhe jo shumë rezerva të këtyre produkteve janë duke punuar edhe infermierët në radiologji.

Me maska të zakonshme këtë të enjte është parë edhe stafi shëndetësor i Klinikës Infektive, i cili po i trajton rastet e dyshuara me koronavirus.

Por ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, ka pranuar se ata deri më tani kanë pasur probleme të furnizimit me mjete mbrojtëse, por pritet që problemi të evitohet së shpejti.

Stafit mjekësor, siç ka paralajmëruar ministri Vitia, do t’i dërgohet edhe një qarkore me rekomandime për masa parandaluese.

Të Fundit

Sport

ShowBiz