back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmi i Fundit: Banorët e Skenderajt në panikë nga mungesa e miellit,...

Lajmi i Fundit: Banorët e Skenderajt në panikë nga mungesa e miellit, shumë depo kanë mbetur pa miell

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Lajmi për ndërprerjen e mësimit gjatë mbrëmjës së kaluar ka shkaktuar një mobilizim të qytetarëve, ku të gjithë i janë drejtuar marketeve dhe qendrave grumbulluese për t’u pajisur me miell dhe gjëra ushqimore, shkruan Drenica Press.

Një situatë paniku vërehet edhe në Skenderaj, ku sipas burimeve të  Drenica Press në shumë pika grumbulluese në Skenderaj dhe në fshatra gjatë ditës së sotme ka mungesë të miellit, pasi kërkesat e qytetarëve janë shumë të mëdha, kështu edhe ato pak pika, të cilat kanë ende miell janë duke u përballur me kolona të gjata nga qytetarë të shumtë, të cilët po presin me orë të tëra për t’u furnizuar me miell, përcjellë Drenica Press.

Menaxheri i një depoje bujqësore tha për Drenica Press që “njerëzit kanë ardhur edhe gjatë natës për t’u furnizuar me miell dhe në këtë mënyrë sot kemi mbetur pa miell fare, madje ai shtoj se kemi bërë kërkesa për furnizim, por nuk po gjejmë miell që të furnizohemi.”

Gjatë javës së ardhme sipas menaxherëve të disa depove të miellit, të cilët nuk dëshiruan t’ju publikohet emri në Drenica Press “thanë se  pritet që të ketë furnizim të mjaftushëm më miell”.

Ndërkaq Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se nuk ka nevojë për panik dhe rritje çmimesh, meqenëse ka sasi të mjaftueshme të miellit në Kosovë./DRENICA PRESS/

LEXO EDHE: Policia e Skenderajt arreston burrin që rrahu gruan e tij

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz