BallinaLajmeAbdixhiku: Do të kujdesemi për furnizim të rregullt e çmime stabile

Abdixhiku: Do të kujdesemi për furnizim të rregullt e çmime stabile

Të ngjajshme

Fitore Pacolli ia gjen një punë Bajram Kafexhollit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka...

Tedi Blushi, i ka kthyer përgjigje me një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit Niko Peleshi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku pas vendimit të qeverisë për masat parandaluese kundër koronavirusit, ka thënë se do të kujdeset për furnizim të rregullt dhe se çmimet do të jenë stabile.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se do ta rrisim kontrollin kufitar dhe do të minimizojmë rrezikun e brendshëm.

“Masat e Qeverisë janë preventive. Do të mbyllim ekspozimin ndërkombëtar duke vazhduar ndërprerjen e komunikimit ajror e tokësor me vendet me rrezik. Ishim ndër të parët që morrëm këtë masë – na u shpagua deri tani mençur e mbarë. Do të rrisim kontrollin kufitar, do të minimizojmë rrezikun brenda, do të kujdesemi për furnizim të rregullt e do të sigurojmë stabilitet në çmime. Është sfidë që teston organizimin e shtetit dhe shoqërisë sonë. Por bashkë, me solidaritet, qetësi e organizim të mirëfilltë, do të dalim veç më të fortë”, ka shkruar Abdixhiku.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të ndërpres procesin mësimor në vend deri më datë 27 mars, në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit (COVID-19).

“Sot kemi vendosur këto masa: Ndërprerjen e procesit mësimor deri me datën 27 mars”, ka thënë ministri Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka marrë vendim që në Kosovë, frekuentimi në kafiteri, restorante, pishina, palestra mund të qëndroni deri në ora 23:00.

Të gjithë ata që nuk e respektojnë këtë orar do të ndëshkohen nga Policia dhe autoritet e drejtësisë.

“Të ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, restoranteve, pishinave, palestrave pas orës 23:00”, tha Vitia.

Po ashtu është bërë edhe pezullimi i mësimit, linjës ajrore dhe tokësore nga zona e rrezikut të lartë dhe të mesëm prej nga vjen koronavirusi. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz