BallinaRegjionaleJashari: Jemi një hap afër jetësimit të Parkut të Biznesit në Polac...

Jashari: Jemi një hap afër jetësimit të Parkut të Biznesit në Polac të Ri

Të ngjajshme

Tifozët e Nantes të pakënaqur me rënien, futen në fushë… lëndohet trajneri!

Tensione të mëdha janë regjistruar në stadiumin “Beaujoire” gjatë...

Drake thyen rekord në Spotify

Drake po bën sërish bujë në media pasi albumi...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për dinamiken e realizimit të 20% të pagesës së shpronësimit për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Polac të Ri.

Sipas Jasharit, me këtë memorandum brenda këtij viti do të realizohen të gjitha pagesat dhe kështu me përkrahjen edhe të Qeverisë qysh tani do të fillojmë me rregullimin e infrastruktures për t’i hapur rrugë investimeve në komunën tonë.

“Edhe një hap më afër jetësimit të Parkut të Biznesit në Polac të Ri”, ka njoftuar Jashari.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë:

Sot me drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi për dinamiken e realizimit të 20% të pagesës së shpronësimit për këtë projekt.

Me këtë memorandum brenda këtij viti do të realizohen të gjitha pagesat dhe kështu me përkrahjen edhe të Qeverisë qysh tani do të fillojmë me rregullimin e infrastruktures për t’i hapur rrugë investimeve në komunën tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz