Asnjë i infektuar: Kështu rezultojnë të dhënat e të prekurve me koronavirus gjatë ditës së sotme në Komunën e Condogno.
Këto të dhëna i ka komentuar Kryetari i Bashkisë së Condognos, Francesco Passerini, njëherësh edhe president i Provincës Lodi.
“Ne jemi pjesërisht të lumtur me atë se çfarë po ndodh tek ne, por dua të them që ne, të cilët kemi qenë të përfshirë në zonën e kuqe të zonës Lodi, e kemi marrë karantinën seriozisht”, ka deklaruar Passerini.
“Lufta nuk ka përfunduar, por ne vazhdojmë të bëjmë sjellje inteligjente, të diktuara nga qeveria”, ka shtuar tutje ai.
Aktualisht, numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Itali ka arritur në më shumë se 600. /Lajmi.net/