BallinaLajmePas kërcënimit nga SHBA’ja, Kurti takohet me komandantin e FSK’së

Pas kërcënimit nga SHBA’ja, Kurti takohet me komandantin e FSK’së

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Pas zërave nga Shtëpia e Bardhë, për mundësinë e heqjes së trupave amerikane nga Kosova, ka ardhur një reagim nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti është takuar të martën pasdite me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Kurti ka thënë se me Ramën, kanë biseduar për zhvillimin e FSK-së dhe mundësitë e reja për avancimin e saj e të cilat i hap programi qeverisës 2020-2023.

Në këtë shkrim, Kurti tha se me Rrahman Ramën për herë të parë është takuar gjatë luftës.

Të martën, senatori amerikan, David Perdue, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhej ta rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë.

Sipas tij, “nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, SHBA-ja ta rishqyrtojë praninë e saj atje”.

Edhe Donald Trump Junior, i biri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar të martën tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz