back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeMinistrja e Arsimit priti në takim ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip...

Ministrja e Arsimit priti në takim ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett

Të ngjajshme

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Haradinaj: Ligjëratat e Speciales, propagandë kundër UÇK-së

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka komentuar ligjëratën e...

Vendim nga Supremja: ZRRE fiton ndaj KOSTT, gjoba afro 440 mijë euro mbetet

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si...

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për gjendjen në arsim dhe planet për ta përmirësuar gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit.

Ambasadori Kosnett e ka uruar ministren Bajrami për detyrën dhe ka theksuar se ShBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin arsimin në Kosovë.

Ndërsa, ministrja Bajrami ka falënderuar ShBA-të për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Kosovës në periudha të ndryshme, në veçanti për ndihmën që kanë dhënë në fuqizimin e sektorit të arsimit.

Ministrja Bajrami foli për programin qeveritar që synon ta përmirësojë gjendjen në arsim dhe theksoi se mbështetja amerikane është shumë e rëndësishme për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz