BallinaSportTalenti shqiptar debuton për Chelsean, i vënë nofkën “Drogba i ri”

Talenti shqiptar debuton për Chelsean, i vënë nofkën “Drogba i ri”

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Futbollisti shqiptar Armando Broja, të dielën ka bërë një hap të madh në karrierën e tij. Broja ka bërë debutimin në fanellën e ekipit A të Chelseat, në fitorën 4 me 0 ndaj Evertonit.

Gazeta prestigjioze “The Sun” i ka kushtuar një shkrim 19-vjeçarit.Ai nisi karrierën e tij në moshën e hershme, qysh në moshën 8-vjeçare ku spikati për t’iu bashkuar më pas Chelseat, e për të ardhur më pas deri te thërritja në ekipin e parë.

“The Sun” portretizon Brojën, që gjatë gjithë fëmijërisë së tij ka pasur idhull Didier Drogbanë, ndërsa zgjedh ta quajë si pasardhësin e sulmuesit afrikan.

“Është e qartë se numri 9 është gati për skenën e madhe dhe me Frank Lampard që i jep mundësitë lojtarëve të rinj, nuk do të vonojë shumë deri sa Broja të jetë një titullar i përhershëm në ekipin e parë”, kjo është edhe mënyra se si media e njohur angleze ka zgjedhur ta përmbyllë shkrimin e saj për Armando Brojën.

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz