BallinaLajmeKëshilltari i Kurtit thotë se Grenell është më i ashpër në twitter...

Këshilltari i Kurtit thotë se Grenell është më i ashpër në twitter sesa në takimet e bisedat me të

Të ngjajshme

Trump: Gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Shqetësimi i OKB: Kriza klimatike po përkeqësohet, ndërsa çekuilibri energjetik rritet

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për meteorologjinë ka paralajmëruar...

KRRE ndryshon rregulloren për formimin e çmimit të derivateve të naftës: Vendimet mund të merren çdo ditë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) publikoi Rregulloren e ndryshuar...

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, sipas ekzekutivit të Qeverisë Kurti, është duke u keqpërdorur për luftë të brendshme politike në Kosovë.

Kështu është shprehur këshilltari politik i Kryeministrit Albin Kurti, Erzen Vraniqi në një deklaratë të lëshuar, pas përgjigjies së emisarit Richard Grenell lidhur me bisedën që kishte zhvilluar me shefin e Qeverisë.

”Mund ta kem gabim, por përshtypja ime është se tweet-at e Ambasadorit Grenell ngjajnë më të ashpër sesa takimet e bisedat me të. Kryeministri Albin Kurti ka shprehur qëndrimin e tij të qartë e të saktë për heqjen graduale të tarifës 100%, dhe vendosjen graduale të reciprocitetit. Ambasadorit Grenell kjo nuk i ka pëlqyer duke e quajtur gjysëm-masë. Por Kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur rrugën më të mirë e mē të dobishme për Kosovën me propozimin e tij. Në anën tjetër, këtu më shumë po keqpërdoret Ambasadori Grenell për luftën e brendshme politike në Kosovë nga ata që i humbën zgjedhjet dhe tash u janë cenuar interesat nga vendimet e Qeverisë, sidomos nga shkarkimet e bordeve të korruptuara të disa ndërmarrjeve publike”. ka shkruar Vraniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz