BallinaLajmePresidenti Thaçi dekoron ish-ushtaret e UÇK-së

Presidenti Thaçi dekoron ish-ushtaret e UÇK-së

Të ngjajshme

Policia në aksion, ‘inspekton’ motoçikletat në kryeqytet

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit duke filluar nga dita...

Chelsea nuk planifikon shkarkimin e Liam Roseniorit!

Drejtuesit e Chelsea-t kanë vendosur të ruajnë besimin te...

Me veshje kombëtare, Leonora merr pjesë në Gllogjan

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka marrë pjesë në...

I jepet lamtumira Ilaz Brahimit që u vra në Majac

Është varrosur Ilaz Brahimi, i cili u vra të...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për kontributin që kanë dhënë femrat gjatë luftës së fundit në Kosovë, po ndanë dekorata, kjo në shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai me këtë rast tha se deri sa sot kujtojmë të rënët e lirisë dhe plagët e luftës, kontributi i UÇK-së jashtëzakonshëm,.

“Ne fituam, dhe sot pas 22 viteve pas luftës heroike të komandantin legjendar Adem Jashari, 12 vite pas Pavarësisë, kam vendosur që si president i Kosovës, duke respektuar kushtetutën t’i dekorojë bashkëluftetaret.

Sot kujtoj gjithë të rënët e lirisë. Kujtojmë plagët e sakrificën e tyre, dhe çmojmë kontributin e veteranëve dhe kontributin e çdo qytetari për liri e pavarësi pa harruar edhe diasporën dhe miqtë tanë ndërkombëtarë dhe SHBA-të, që kanë qenë dhe janë pranë nesh”, tha ndër të tjera presidenti Thaçi.

Disa nga ushtaret e dekoruara nga presidenti Thaçi janë:

Behije Hadërgjonaj, Hatixhe Jashari, Iliriana Hasaj, Sanije Musa, Sherife Demaku, Shqipe Ahmeti, Vjollca Fazliu, Besa Mëziu, Drita Simnica Rama, Hava Bytyqi, Lendita Isufi, etj.

Ndërsa me medaljen “Urdhër Hero”, presidenti dekoroi pas vdekjes Fitnete Ramosaj, të cilën dekoratë e pranuan prindërit e të ndjeres.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz