back to top
BallinaJetëKurioziteteLetra e Kallashnikov, krijuesit të ‘AK-47’ para vdekjes: Jam penduar për armën...

Letra e Kallashnikov, krijuesit të ‘AK-47’ para vdekjes: Jam penduar për armën që shpika

Të ngjajshme

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Ndue Përgjokaj largohet nga KF Dukagjini pas barazimit me Prishtinën e Re

Klubi i futbollit KF Dukagjini dhe trajneri Ndue Përgjokaj...

City me dy gola të shpejtë, O’Reilly i shënoi të dytë

Manchester City është në epërsi në finalen e Kupës...

Irani arreston 25 persona për dyshime se kanë bashkëpunuar me SHBA dhe Izraelin

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se 23 persona...

Mikhail Kalashnikov krijuesi i armës AK-47, kishte lënë një letër pak muaj para se të vdiste, ku ishte shprehur i penduar për armën që ka shpikë.

Arma AK-47 u krijua fillimisht në 1974, nga dizajnuesi rus Mikhail Kalashnikov, nga edhe mori shkurtesën kalashnikov.

Arma u përdor për herë të parë nga forcat sovjetike të angazhuara në konfliktin në Afganistan në 1979. Në kohët e sotme, automatiku vazhdon të përdoret nga shumica e vendeve të ish-BRSS, gjithashtu përdoret edhe në shtetet e Europës Lindore, në Mongoli dhe në disa shtete të Azisë.

Krijuesi i kësaj arme Mikhail Kalashnikov, vdiq me 23 dhjetor të vitit 2013, në moshën 94 vjeçare, derisa ishte 20 vjeç kur e ka shpikur armën.

Në letrën e tij drejtuar kreut të Kishës Ortodokse ruse, Patri

arkut Ciril, 6 muaj para vdekjes, Kallashnikov u shpreh i shqetësuar për armën që ka ndërtuar, pasi që ajo ka marrë shumë jetë njerëzish.

Ai në letër shkruante: “Dhimbja ime shpirtërore është e padurueshme: në se arma që unë ndërtova ka marrë jetë njerëzish, a mund të thuhet se unë jam fajtor për vdekjen e tyre, edhe në se ata ishin armiq?”

Patriarku rus iu përgjigj inxhinierit të tronditur nga brejtja e ndërgjegjes, se kurdo që u përdorën armët, synimi ishte mbrojtja e atdheut dhe se Kisha mbështet si krijuesit e armëve, edhe ushtarët që i kanë përdorur ato.

Ndërkaq pak para vdekjes së Kalashnikov, në vitin 2010 u prezantua një variant i ri, seria AK-12 i cili ishte më i sofistikuar. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz